You are not logged in.

Dear visitor, welcome to ¤ I L L Y R I A ¤. If this is your first visit here, please read the Help. It explains in detail how this page works. To use all features of this page, you should consider registering. Please use the registration form, to register here or read more information about the registration process. If you are already registered, please login here.

Dardanicum Sagittarius

Administrator

  • "Dardanicum" started this thread
  • Albania

Posts: 2,732

Date of registration: Jun 22nd 2010

Level: 48 [?]

Experience: 8,136,314

Next Level: 8,476,240

  • Send private message

1

Sunday, March 7th 2010, 9:07pm

Instalimi i WBB 3.1x

Berlin, E Hënë 14 Korrik 2008

Udhëzim për instalimin e WoltLab® Burning Board® 3

Përmbajtja:
I. Hyrje
1. Parafjalë
2. Udhëzime të shpejta për përdorues të avancuar
3. Informata për përdoruesit e Burning Board Lite

II. Instalimi
1. Parakushtet e sistemit
2. Përgatitja & konsideratat
3. Procedura e instalimit

III. Përtëritja nga Board® 3.x
1. Përtëritja joautomatike

IV. Përtëritja nga Burning Board® 2.x ose Burning Board® Lite 1.0.x
1. Parakushtet & Përgatitja
2. Procedura
3. Përtëritja e njehësorëve

V. Transferimi i të dhënave nga sistemet tjera të forumeve
1. Sistemet e përkrahura
2. Parakushtet & Përgatitja
3. Procedura
4. Përtëritja e njehësorëve

VI. Hapat e parë
1. Parafjalë
2. Konfiguroni opcionet e përgjithshme të forumit
3. Konfiguroni e-mail adresën e forumit
4. Shtoni kategoritë dhe rubrikat
5. Shtoni përdoruesit
6. Konfiguroni autorizimet për forum
7. Përshtatni dizajnin e forumit sipas dëshirës

VII. Definicionet
1. WoltLab® Community Framework
2. WoltLab® Burning Board® 3
3. Tabela e kontrollit për administrator (ACP)
4. Kodimi i shenjave
5. Administratori

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

I. Hyrje

1. Parafjalë
WoltLab Burning Board 3 është zgjedhje moderne për forumin tuaj, e sigurt dhe e lehtë për përdorim! Programi jonë përdor teknologjitë më moderne të internetit dhe, është i përpiluar sipas standardeve më të reja të internetit. Për këtë arsye siç do të vëreni, procedura e instalimit, që është shumë e ndryshme nga sistemet e tjera ose nga ato më të vjetra të forumeve, sillet njëlloj sikurse një instalues i aplikimeve të përditshme për një sistem kompjuterik personal. Nuk ju nevojitet asnjë njohuri programuese ose për baza të të dhënave, instaluesi i kryen të gjitha automatikisht.

Lexoni këtë udhëzim për instalim me kujdes para instalimit, që të eliminuar ndonjë paqartësi dhe të evitoni ndonjë vështirësi gjatë procesit të instalimit. Kushtoni kujdes edhe parakushteve të sistemit!

2. Udhëzime të shpejta për përdorues të avancuar
Shpalosni arkivin Zip të shkarkuar, ngarkoni të tri skedat nga nën-dosja "upload" në serverin e faqes suaj, hapni skedën "install.php" në shfletuesin tuaj dhe përcjellni udhëzimet ...

3. Informata për përdoruesit e Burning Board Lite 2 (WBBLite 2)
Për shkak të natyrës së aplikimeve tona, ky udhëzim për instalim vlenë edhe për ju, ngaqë Burning Board Lite 2 vepron në baza të njëjta sikurse Burning Board 3. Prandaj, ky udhëzim mund t'u ndihmoj për instalim më të lehtë. Do të shihni se disa nga pjesët e mëposhtme nuk kanë të bëjnë me ju, për shkak të funksionalitetit të reduktuar të Burning Board Lite 2 ...

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

II. Instalimi

1. Parakushtet e sistemit
Parakushtet për instalimin e WoltLab Burning Board 3:

- Web server me PHP 5 mbështetje
- Apache 2 me modul PHP 5.2.x rekomandohet
- MySQL database në versionin 4.1.2 ose më lartë
- Minimum 6 MB hapësirë disku të lirë
- Një FTP program, për transferimin e skedave instaluese në web hapësirën tuaj

Njoftim: WoltLab Burning Board 3 nuk mund të përdoret me PHP në version më të ulët se 5.0!

2. Përgatitja & konsideratat
Para se të filloni instalimin, mendoni mirë dhe vendosni rreth qëllimit të projektit tuaj, si dhe strukturën e forumit tuaj e ndoshta edhe, cilat pjesë duhet të jetë publike e cila jo. Keni parasysh nëse web hapësira juaj i plotëson parakushtet që kërkon sistemi. Vendosni në cilën dosje në web hapësirën tuaj duhet të instalohet forumi. Cili do të jetë URL i forumit, apo do të përdorni një nën-sferë? A duhet të transferoni të dhënat nga forumi juaj i vjetër? Cila priza ose zgjatime të tjera ju nevojiten apo ato tashmë ekzistojnë?

Mësoni mbi prizat për Burning Board dhe si të përshtaten ato nga "WoltLab Community" në: "http://community.woltlab.com/"
Signature from »Dardanicum« ¤ Është më mirë të ndezësh një qiri se sa të mallkosh errësirën ¤

Dardanicum Sagittarius

Administrator

  • "Dardanicum" started this thread
  • Albania

Posts: 2,732

Date of registration: Jun 22nd 2010

Level: 48 [?]

Experience: 8,136,314

Next Level: 8,476,240

  • Send private message

2

Sunday, March 7th 2010, 9:08pm

3. Përgatitjet për instalim

3.1 Shpalosni arkivin Burning Board 3
Pas shkarkimit të arkivit instalues ("wbb3.zip") në diskun e kompjuterit tuaj, shpalosni atë ose me aplikim special (p.sh. "WinZip" ose "StuffIt Expander") ose thjeshtë me funksionin shpalosës brenda sistemit tuaj operativ. Shumica e sistemeve operative moderne, si Windows Vista ose XP, Mac OS X dhe Linux, mund të shpalosin arkivet Zip nga kutia pa ndihmën e ndonjë aplikimi special.

Në dosje do të shpalosen këto skeda:

* upload/test.php
* upload/install.php
* upload/WCFSetup.tar.gz
* License agreement.txt
* Lies mich.txt
* Lizenzbestimmungen.txt
* Read me.txt

Kujdes! Skeda "WCFSetup.tar.gz" është poashtu arkiv. Asnjëherë mos e shpalosni këtë arkiv!
Ky arkiv përmban "WoltLab Community Framework", nga i cili varet edhe pakoja "WoltLab Burning Board 3". Përmbajtja e këtij arkivi "tar.gz" automatikisht do të shpaloset dhe lexohet nga skripti instalues.

3.2 Ngarkoni skedat instaluese
Ngarkoni me FTP programin tuaj të tri skedat nga nën-dosja "upload" në një nën-dosje sipas dëshirës në web hapësirën tuaj. Konsideroni ngarkimin e skedave në dosjen ku më vonë dëshironi të instalohet forumi juaj. Asistenti i instalimit më vonë do të sugjeroj këtë dosje si dosje aktuale të instalimit për WoltLab Burning Board 3, por ju mund ta ndryshoni ashtu si doni.

3.3 Verifikoni parakushtet e sistemit
Për t'u siguruar se web hapësira juaj i plotëson parakushtet e sistemit, konsideroni së pari testimin e PHP mbështetjes! Thjeshtë, hapeni skedën ("test.php") në shfletuesin tuaj dhe shikoni rezultatet. P.sh. "http://www.my-testserver.com/test.php" (zëvendësoni "www.my-testserver.com" me emrin e serverit tuaj). Nëse serveri juaj nuk plotëson parakushtet e sistemit, është mirë të kontaktoni nikoqirin tuaj dhe të kërkoni ndonjë zgjidhje, ose në rastin më të keq, ndërroni nikoqirin.

4. Procedura e instalimit
Ju lutemi, keni parasysh se përparimi i skriptit të instalimit mund të ndryshoj nga faza në fazë – mos e anuloni këtë proces para kohe. Kjo sjellje është krejtësisht normale. Kohëzgjatja e instalimit varet nga shumë faktorë si p.sh. shpejtësia e rrjetit tuaj, shpejtësia dhe ngarkesa e serverit si dhe pakoja e zgjedhur.

Filloni instalimin duke e hapur skedën instaluese ("install.php") në shfletuesin tuaj. P.sh. "http://www.my-testserver.com/install.php" (zëvendësoni "www.my-testserver.com" me emrin e serverit tuaj).

Procesi i instalimit në pika të shkurtëra:
- Pas fillimit të instalimit, mund ta zgjedhni gjuhën e asistentit të instalimit. Gjuha e shfletuesit tuaj do të sugjerohet automatikisht.
- Before starting the installation process you must accept the WoltLab license agreement.
- Pas kësaj një pamje do t'u informoj mbi parakushtet e sistemit dhe komponentet e gjetura të sistemit. Kushtoni kujdes kodit të ngjyrave, ku porositë në të kuqe ju bëjnë me dije se instalimi nuk është i mundshëm, sepse ndonjë komponent i sistemit nuk është i versionit të duhur. Me të verdhë tregohet se instalimi është i mundshëm por nuk rekomandohet. Konsideroni kontaktimin e nikoqirit që të kërkoni përtëritjen e komponentit përkatës. Porositë në të gjelbër tregojnë se të gjitha komponentet i plotësojnë parakushtet.
- Zgjedhni dosjen e instalimit të WoltLab Community Framework. Asistenti do të sugjeroj një dosje standarde, të cilën mund ta ndryshoni sipas nevojës. Ju lutemi, keni parasysh se kjo nuk është e njëjtë me dosjen e instalimit të Burning Board 3. Kjo dosje do të kërkohet më vonë por, kjo do të varet nga ajo që shënoni në këtë rast!
- Hapi i ardhshëm është zgjedhja e kodimit të shenjave dhe gjuha që duhet instaluar. Ju lutemi, keni parasysh se kodimi i zgjedhur i shenjave nuk mund të ndryshohet më vonë prandaj, zgjedhni me kujdes! Disa gjuhë nuk i përkrahin disa lloje kodimi, kështuqë ndoshta do t'u nevojitet të ndryshoni zgjedhjen e kodimit. "UTF-8" do ti përkrah të gjitha gjuhët. WoltLab Community Framework automatikisht e konverton kodimin, nëse më vonë zgjedhni importimin e të dhënave nga ndonjë sistem tjetër që përdor kodim të ndryshëm!
- Në hapin e ardhshëm duhet të ofroni informatat për qasjen në bazën e të dhënave. Ju lutemi, shënoni informatat e kërkuara dhe fjalëkalimin për instalimin tuaj të ri. Nikoqiri juaj tashmë me siguri u ka furnizuar me informatat e nevojshme për qasjen tek baza e të dhënave, nëse jo, kërkoni këto informata. Në disa raste mund të përdoret baza ekzistuese e të dhënave.
- Gjatë hapit tjetër do të krijohet kontoja e administratorit. Kjo konto përdoruesi shërben për qasjen tek Tabela e kontrollit për administrator (ACP) dhe ndryshimet e konfigurimeve. Detalet e kyçjes mund ti ndryshoni kurdoherë.
- Ju lutem zgjedhni dosjen e instalimit për WoltLab Burning Board 3 më pas. Asistenti sugjeron një dosje standarde, të vendosur në të njëjtin nivel sikurse dosja e instalimit të WoltLab Community Framework. Ju mund të ndryshoni dosjen e sugjeruar për nevojat tuaja. Nëse ju dëshironi të instaloni Burning Board 3 (p.sh. "www.my-testserver.com/wbb") pa nën-dosje, drejtpërdrejtë në nivelin më të lartë (p.sh. "www.my-testserver.com) duhet ti keni ngarkuar skedat në "dosjen kryesore" në serverin tuaj dhe, vetëm të heqni "/ wbb" nga shtegu i skedës.
- Me hapin e fundit të madh mund të zgjedhni pakot fakultative që duhet instaluar, si p.sh. një prizë të përshtatshme importuese për importimin e të dhënave nga një forum i vjetër ekzistues ose program tjetër (lexo më poshtë).

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

III. Përtëritja nga Burning Board® 3.x

1. Përtëritja joautomatike
Nëse dëshironi të përtëritni versionin tuaj të vjetër të Burning Board 3, ndiqni këto hapa:
Shkarkoni pakon e duhur të përtëritjes nga zona juaj e anëtarëve të WoltLab në faqen e WoltLab në kompjuterin tuaj. Në ACP, shkoni tek "pakot" dhe zgjedhni "Përtërit pakon". Pastaj, ngarkoni pakon e përtëritjes dhe filloni përtëritjen e saj.

Procesi i instalimit në pika të shkurtëra:
- Hapni zonën tuaj të anëtarëve të WoltLab në sgfletuesin tuaj. Zonën tuaj të anëtarëve do ta gjeni këtu: "http://www.woltlab.com/members/". Kyçuni dhe shkoni tek "Downloads".
- Kërkoni pakon në vijim në listën e shkarkimeve: "com.woltlab.wbb.tar.gz" dhe shkarkoni atë në kompjuterin tuaj. Kurrë mos i shpalosni arkivet e përtëritjes!
- Në ACP të Burning Board 3 tuaj, shkoni tek lista e pakove të instaluara. Atë do ta gjeni këtu: "Sistemi" -> "Pakot" -> "Trego pakot e instaluara". Klikoni në pakon e Burning Board 3 që të gaqen e informatave të saj.
- Tash jeni në faqen speciale të informatave për pakon e Burning Board 3. Këtu mund të verifikoni edhe një herë versionin e programit që keni të instaluar. Për të filluar përtëritjen, vetëm klikoni mbi "Përtërit pakon".
- Në vazhdim, duhet të ngarkoni pakon e përtëritjes në ACP tuaj. Klikoni pullën për të filluar kërkimin në diskun e kompjuterit tuaj, gjeni pakon dhe ngarkojeni.
- Në pamjen e në vijim shfaqen informatat mbi pakon e përtëritjes si dhe, lista e të gjitha pakove që kërkohen nga pakoja e Burning Board 3. Klikoni "Vazhdo", për zbatimin e përtëritjes.
- Gjatë instalimit të përtëritjes, ju ofrohen informata mbi hapat aktual të instalimit, brenda treguesit të përtëritjes. Mos i përdorni funksionet e shfletuesit tuaj si: Stop-, Back ose Reload gjatë instalimit të përtëritjeve! Mbani mend se, kohëzgjatja e procesit të përtëritjes varet nga shumë faktorë! Mos u ngutni të anuloni procesin!
- Pas përfundimit të këtij procesi, instalimi juaj i Burning Board 3.x do të jetë i përtëritur. Klikoni "Vazhdo" që të ktheheni sërish në ACP të Burning Board 3.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

IV. Përtëritja nga Burning Board® 2.x ose Burning Board® Lite 1.0.x

1. Parakushtet & Përgatitja
Përtëritja nga një version i vjetër i Burning Board është mjaft e ngjashme me një importim të të dhënave nga një sistem tjetër forumi (shih më poshtë). Nëse dëshironi të importoni të dhënat nga një version më të vjetër të Burning Board tuaj, në një Burning Bord 3 të sapo instaluar, ndiqni këto hapa:
Instaloni së pari WoltLab Burning Board 3 në një dosje të veçantë në të njëjtin server. Importimi i të dhënave nga një instalim i vjetër në një server në distancë kërkon njohuri të veçanta dhe nuk do të mbulohet këtu. Pastaj, instaloni prizën e duhur të importuesit nga WoltLab për sistemin tuaj të vjetër të forumit brenda ACP të WoltLab Burning Board 3.

2. Procedura
Përdorni importuesin që sapo keni instaluar për importimin e të dhënave nga versioni juaj i vjetër i Burning Board.
Këtë do ta gjeni në ACP të WoltLab Burning Board 3 nën: "Sistemi" -> "Mirëmbajtja" -> "Importues të dhënash".
Vetëm përcjellni udhëzimet. Keni parasysh se, kohëzgjatja e procesit të importimit varet nga shumë faktorë, sikurse numri i rubrikave, postimeve dhe shtojcave në sistemin tuaj të vjetër të forumit, por edhe shumë faktorë të tjerë. Mos u ngutni të anuloni procesin!

3. Përtëritja e njehësorëve
Pasi ta keni kryer importimin e të dhënave, duhet të përtëritni njehësorët. Kjo procedurë e përtërit numrin e postimeve, sistemin e rangut, listën e përdoruesve dhe shumë pjesë të tjera të programit. Për ta bërë këtë, përdorni funksionin ACP gjetur nën "Sistemi" -> "Mirëmbajtja" -> "Përtërit njehësorët". Një opcion për të përtëritur të gjithë njehësorët përnjëherë nuk ekziston, për shkak të ngarkesës së madhe të serverit që mund të gjeneroj...

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *
Signature from »Dardanicum« ¤ Është më mirë të ndezësh një qiri se sa të mallkosh errësirën ¤

Dardanicum Sagittarius

Administrator

  • "Dardanicum" started this thread
  • Albania

Posts: 2,732

Date of registration: Jun 22nd 2010

Level: 48 [?]

Experience: 8,136,314

Next Level: 8,476,240

  • Send private message

3

Sunday, March 7th 2010, 9:11pm

V. Transferimi i të dhënave nga sistemet tjera të forumeve (vBulletin, phpBB ...)

1. Sistemet e mbështetura
Kurdoherë mund të importoni të dhëna të jashtme nga sistemet tjera të forumeve, me njërin nga WoltLab importuesit. Aktualisht, importuesit mbështesin sistemet e forumeve në vijim:

* APBoard 2.0.x, 2.2.x
* Burning Board 2.0.x, 2.1.x, 2.2.x, 2.3.x, 3.0.x
* Invision Power Board (IPB) 2.0.x, 2.1.x, 2.2.x, 2.3.x
* MyBulletinBoard (MyBB) 1.2.x
* NewBB 2.x
* Parsimony
* phpBB 2.0.x, 3.0.x
* PHPKIT 1.6.x
* PunBB 1.2.x
* Simple Machines Forum (SMF) 1.1.x
* Snitz Forums 2000
* ThWboard 2.8.x
* vBulletin (vB) 3.0.x, 3.5.x, 3.6.x, 3.7.x

2. Parakushtet & Përgatitja
Nëse jeni duke përdorur një sistem tjetër forumi dhe doni të importoni e tij në një Burning Board 3 të sapo instaluar thjeshtë veproni sikur më poshtë:
Instaloni së pari WoltLab Burning Board 3 në një dosje të veçantë në të njëjtin server. Importimi i të dhënave nga një instalim i vjetër në një server në distancë kërkon njohuri të veçanta dhe nuk do të mbulohet këtu. Pastaj, instaloni prizën e duhur të importuesit nga WoltLab për sistemin tuaj të vjetër të forumit brenda ACP të WoltLab Burning Board 3.

3. Procedura
Përdorni importuesin që sapo keni instaluar për importimin e të dhënave nga programi juaj aktual i forumit.
Këtë do ta gjeni në ACP të WoltLab Burning Board 3 nën: "Sistemi" -> "Mirëmbajtja" -> "Importues të dhënash".
Vetëm përcjellni udhëzimet. Keni parasysh se, kohëzgjatja e procesit të importimit varet nga shumë faktorë, sikurse numri i rubrikave, postimeve dhe shtojcave në sistemin tuaj të vjetër të forumit, por edhe shumë faktorë të tjerë. Mos u ngutni të anuloni procesin!

4. Përtëritja e njehësorëve
Pasi ta keni kryer importimin e të dhënave, duhet të përtëritni njehësorët. Kjo procedurë e përtërit numrin e postimeve, sistemin e rangut, listën e përdoruesve dhe shumë pjesë të tjera të programit. Për ta bërë këtë, përdorni funksionin ACP gjetur nën "Sistemi" -> "Mirëmbajtja" -> "Përtërit njehësorët". Një opcion për të përtëritur të gjithë njehësorët përnjëherë nuk ekziston, për shkak të ngarkesës së madhe të serverit që mund të gjeneroj...

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

VI. Hapat e parë

1. Parafjalë
Pasi ta keni kryer me sukses instalimin, do të jeni në Tabelën e kontrollit për administrator (ACP) të Burning Board 3. Tash mund të filloni ta konfiguroni sistemin sipas nevojave tuaja. Nëse keni bërë instalim të freskët, mund të filloni me konfigurimin e e-mail adresës, emërtimin e forumit ose krijimin e strukturës së forumit (kategoritë dhe rubrikat). Më poshtë do të gjeni një listë të shkurtër të opcioneve të rëndësishme. Për orientim më të lehtë nëpër pjesët e forumit mund të përdorni hartën e faqes, që mund të gjendet në kreun e faqes së ACP.

2. Konfiguroni opcionet e përgjithshme të forumit
Emri i forumit, URL, Cookies, Seancat, etj.
"Sistem" -> "Opcionet" -> "Të përgjithshme"

3. Konfiguroni e-mail adresën e forumit
E domosdoshme për e-mail sistemin, sikurse e-mail konfirmimi i regjistrimit të përdoruesve
"Sistemi" -> "Opcionet" -> "E-mail"

4. Shtoni kategoritë dhe rubrikat
"Përmbajtja" -> "Rubrikat" -> "Shto rubrikë të re"

5. Shtoni përdoruesit
"Përdoruesi" -> "Përdoruesit" -> "Shto përdorues të ri"

6. Konfiguroni autorizimet për forum
"Përmbajtja" -> "Rubrikat" -> "Trego rubrikat" -> Klikoni mbi emrin e një forumi apo kategorie -> Zgjedhni pullën "Autorizimet për përdorues dhe grupe".
Shënoni emrin e grupit ose nofkën në fushën e tekstit (nëse emri i një grupi ose përdoruesi që fillon me shkronjat e shtypura tashmë ekziston, fusha do të plotësohet automatikisht) dhe shtoni atë në kutinë "Grupet dhe nofkat" më lartë, duke klikuar pullën e duhur. Zgjedhni artikull të ri aty dhe pastaj vendosni autorizimet në kutinë "Autorizimet për ...". Ju lutemi, vini re se një konfigurim Lejo e zëvendëson konfigurimin Ndalo!

Kuptohet, konfigurimet e autorizimeve mund ti rafinoni duke përdorur autorizime më të hollësishme për rubrika, grupe përdoruesish ose përdorues të veçantë. Gjithashtu, mund të krijoni grupe të reja përdoruesish me autorizime speciale. Mos e harroni edhe trashëgiminë e autorizimeve të sistemit, që ju ndihmon në konfigurimin më të shpejtë të autorizimeve!

6.1 Shembull:
Nëse doni të përcaktoni që një forum të jetë i dukshëm vetëm për administratorët, vetëm veproni sikurse në vijim:
Shkruani emrin "administratorët" (nëse tashmë nuk është në kutinë "Grupet dhe nofkat") dhe klikoni pullën "Shto", e cila shton emrin e ri për kutinë e mësipërme. Përsëriteni këtë proces me grupin "Të gjithë". Tani zgjedhni "Të gjithë" dhe mohoni "kontroll i plotë" në kutinë më poshtë. Pastaj, zgjedhni "administratorët" dhe të lejoni "kontroll i plotë". Tani vetëm administratorët kanë qasje në këtë rubrikë!
Signature from »Dardanicum« ¤ Është më mirë të ndezësh një qiri se sa të mallkosh errësirën ¤

Dardanicum Sagittarius

Administrator

  • "Dardanicum" started this thread
  • Albania

Posts: 2,732

Date of registration: Jun 22nd 2010

Level: 48 [?]

Experience: 8,136,314

Next Level: 8,476,240

  • Send private message

4

Sunday, March 7th 2010, 9:11pm

7. Përshtatni dizajnin e forumit sipas dëshirës

7.1 Shpjegim mbi edituesin e stilit

"Dizajni" -> "Stilet" -> "Trego stilet"

Në instalimin e freskët të forumit, stilet në vijim vijnë të para-instaluara: WoltLab Basic dhe stili standard i aktivizuar WoltLab Blue Sunrise.

Për të kuptuar më mirë edituesin e fuqishëm të stilit, vetëm shtoni një stil të ri nga menyja dhe filloni të modifikoni si ju pëlqen. Në këtë mënyrë jeni i sigurt të ruani stilin origjinal të paprekur. Kur shtoni një stil të ri ju gjithmonë do të keni një kopje tjetër të stilit WoltLab Basic. Nëse ju jeni një fillestar me dizajn CSS, ju rekomandojmë të filloni eksperimentet e para në dizajn me atë stil, pasi ai nuk përmban ndryshime në CSS-Deklaratat shtesë që mund të ju hutoj!

Për të ndryshuar një stil të ri ose për të edituar atë aktual, vetëm klikoni pullën Edit ose imazhin e parapamjes së stilit. Do të ridrejtoheni tek edituesi i stilit ku do të gjeni shumë vegla për ndryshimin e dizajnit të faqes sipas nevojave tuaja.

Njoftim: Kurrë mos editoni CSS skedat drejtpërdrejtë në sistemin e skedave! Gjithmonë përdorni edituesin e stilit!

Mbani mend se pjesa më e madhe e edituesit të stilit ju ofron vetëm veglat themelore për editim, për ti ndihmuar përdoruesit me më pak përvojë në përdorimin e tij. Përdoruesit më të avancuar mund të përdorin CSS kodet e tyre duke i ngjitur në njërën apo të dy fushat e tekstit në Additional CSS-Declarations në lidhësen Advanced. CSS kodet që gjenden në këto fusha do të përfshihen gjithmonë në fundin e skedës dinamike të stilit që e gjenron edituesi i stilit kur ruhet një stil. Në këtë mënyrë do të mund të mbishkruani lehtë secilën deklaratë aktuale të stilit.

Mos harroni të zgjedhni grupin përkatës të mostrave për stilin tuaj, që të shfaqen ndryshimet e mostrave.

Stilet mund ti eksportoni si arkive kompakte stili, ti riemëroni dhe ti kështu ti ndani me të tjerët. Mostrat nuk mund të eksportohen dhe të ndahen së bashku me stilet në një arkiv stili!

7.2 Shpjegim mbi edituesin e mostrave

"Dizajni" -> "Mostrat" -> "Trego mostrat"

Dizajnet më të përsosura nganjëherë mund të arrihen vetëm me modifikim të mostrave duke përdorur edituesin e mostrave. Keni parasysh se duhet të shtoni një grup të ri mostrash nëse dëshironi të ndryshoni mostrat. Mostrat standarde nuk mund të ndryshohen. Mos harroni të zgjedhni grupin përkatës të mostrave në edituesin e stilit që të shfaqen ndryshimet e mostrave. Mbani mend, mostrat e modifikuara nuk do të mund të kenë më përtëritje të programit! Sidoqoftë, mostrat origjinale do të përtëriten si zakonisht.

Njoftim: Kurrë mos editoni skedat e mostrave drejtpërdrejtë në sistemin e skedave! Gjithmonë përdorni edituesin e mostrave!

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

VII. Definicionet

1. WoltLab® Community Framework (WCF)
Është skelet i programit dhe gjithashtu shtyllë e të gjitha web aplikimeve me baza komuniteti nga WoltLab. Mund të konsiderohet si një sistem operativ që fuqizon WoltLab Burning Board 3. Burning Board 3 përdor shumë komponente të Community Framework, që ofrohet falas nën LGPL. Mësoni më shumë mbi Frameworks në Wikipedia: "http://en.wikipedia.org/wiki/Framework"

Mësoni më shumë mbi WoltLab Community Framework në: "http://www.woltlab.com/wcf/"

2. WoltLab® Burning Board® 3 (WBB 3)
Është pako komerciale për WoltLab Community Framework, sistem modern i forumit, i fuqishëm dhe shumë i zgjërueshëm.
Më shumë informata mbi WoltLab Burning Board 3 mund të gjeni në adresën: "www.woltlab.com/products/burning_board/"

3. WoltLab® Community (WCom)
Platformë falas për të gjithë përdoruesit e WoltLab Burning Board dhe programeve të tjera kompatibile. Mësoni më shumë mbi prizat dhe si t'ia përshtatni programin nevojave tuaja. Shkarkoni stilet, kërkoni priza të reja ose thjeshtë përpiloni vet një! Ndërtoni stilet ose zgjatime të tjera dhe ju ofroni ato falas përdoruesve të tjerë në WoltLab Community.

Mësoni më shumë mbi WoltLab Community në: "http://community.woltlab.com/"

4. Tabela e kontrollit për Admin (ACP)
Ky është vendi ku konfigurimet, modifikimet dhe përtëritjet e web aplikimeve që keni instaluar, sikurse Burning Board 3, mund të bëhen në WoltLab Community Framework. Të gjitha aplikimet e komunitetit nga WoltLab kanë ACP-ën e vet.

5. Kodimi i shenjave
Në Internet, Teksti transmetohet si rrjedhë e të dhënave të koduara, që lexohet vetëm nga kompjuterët. Për ta dekoduar këtë që ju mund ta lexoni, shfletuesi duhet të dij llojin e kodimit të përdorur. Metoda e kodimit quhet kodim i shenjave, atë e njeh automatikisht shfletuesi juaj, nëse lloji i kodimit gjendet në burimin e një HTML dokumenti. Gjuhëve specifike u duhet kodimi i caktuar i shenjave.
Më shumë informata mbi kodimin e shenjave mund të gjeni në Wikipedia: "http://en.wikipedia.org/wiki/Character_encoding"

6. Administratori
Përdoruesi kryesor i një aplikimi ose sistemi operativ zakonisht quhet Administrator. Ai ka autorizimet më të mëdha dhe përkujdeset për aplikimin dhe përdoruesit e tij. Gjatë instalimit të parë të një aplikimi me baza komuniteti, sikurse WoltLab Burning Board 3, duhet të krijoni së paku një konto përdoruesi që është automatikisht konto administratori.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Kaloni çaste të mira me programin tuaj të ri!
Ekipi juaj i WoltLab!
Përkthimi: Dardanicum, www.sh-woltlab.com

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Copyright (c) 2007 - 2008 by WoltLab® GmbH, all rights reserved. Version 1.2

WoltLab® and Burning Board® are registered Community Trade Marks at The Office of Harmonization for the Internal Market (OHIM) in Alicante, Spain.
Signature from »Dardanicum« ¤ Është më mirë të ndezësh një qiri se sa të mallkosh errësirën ¤

Counter:

Hits today: 3,044 | Hits yesterday: 0 | Hits record: 30,310 | Hits total: 20,892,350

Legend:

Forum contains no new posts
Forum contains new posts
Forum is closed
Forum is an external link