Nuk jeni kyçur.

wcf.rules.title

Mysafir i nderuar, mirë se vini në ¤ I L L Y R I A ¤. Nëse kjo është vizita juaj e parë këtu, ju lutemi lexoni artikullin Ndihma. Aty do të gjeni më tepër shpjegime se si funksionon kjo faqe. Duhet të jeni i regjistruar dhe aktivizuar, që të mund të shfrytëzoni tërë përmbajtjen e faqes. Ju lutemi, përdorni formularin e regjistrimit, për tu regjistruar këtu ose lexoni më tepër informata mbi procesin e regjistrimit. Nëse tashmë jeni regjistruar, ju lutemi kyçuni këtu.

Kushtet e përdorimit

Regjistrimi dhe përdorimi i këtij forumi ju ofrohet krejtësisht falas. Megjithatë, për t'u regjistruar ju duhet të lexoni dhe pranoni rregullat që parashtron kjo faqe.

Qëllimi kryesor i forumit ¤ I L L Y R I A ¤ është të mbledhë dhe të përhap trashëgiminë shpirtërore shqiptare, t'ia ofroj këto anëtarësisë për shkarkim dhe diskutim rreth tyre. Si rrjedhim:

1. Përdorimi i gjuhës shqipe në forum është i detyrueshëm; përjashtim bëjnë vetëm shkrimet e ndonjë anëtari të nacionaliteti tjetër ose ndonjë anëtari që nuk mund të shprehet në gjuhën shqipe.

2. Duke u regjistruar, ju pranoni që të mos postoni shkrime vulgare, të pahijshme, nënçmuese ose që shprehin pikëpamje politike ekstremiste apo kundërvajtje verbale.

3. Njëkohësisht, ju pranoni që të mos postoni shkrime që ofendojnë një anëtar të forumit tonë. Shkelja e këtij rregulli, do të sjellë si pasojë paralajmërimin për heqjen e së drejtës së postimit në forum dhe në rast përsëritjeje edhe dëbimin tuaj nga forumi.

4. Ky është forum kulturor, kultura jonë na takon të gjithëve, prandaj, këtu është e ndaluar propaganda politike dhe propaganda fetare. Diskutimet për çështje fetare dhe politike vetëm sjellin përçarje dhe urrejtje.

Shkrimi i Temave dhe Postimeve

1. Postimet që bëhen këtu duhet ti përmbahen qëllimit të temës që është hapur. Gjithashtu, kërkohet kujdes në hapjen e temave të reja, me qëllim mospërsëritjeje të temave ekzistuese. Në rast të kundërt postimi do të ndryshohet, fshihet, ose të zhvendoset në vendin përkatës. Për përsëritjen e gabimeve të njëjta e drejta juaj për postim do të anulohet.

2. Kjo është faqe ku mund të diskutohet për atë që ju ofrohet. Postimet dhe përgjigjet që nuk përmbajnë asgjë përveç falënderimit, përshëndetjes ose urimit, do të fshihen menjëherë. Urimet e përshëndetjet mund të postohen në rubrikën rreth forumit.

3. Ndalohen postimet pornografike të çfarëdo formati apo reklamime të webfaqeve të tilla.

4. Ndalohen postimet që përmbajnë çfarëdo skede me muzikë të çoroditur si, tallava, shund e kiç.

5. Ndalohet rreptësisht marrja apo kopjimi i skedave apo nyjeve për shkarkimin e tyre nga forumi ynë për t'u përdorur nëpër forume e faqe të tjera, për të njëjtin qëllim për të cilin janë postuar në këtë forum. Gjithçka që postohet këtu konsiderohet "pronë" e këtij forumi; e njëjta vlenë edhe për marrjen apo kopjimin e nyjeve dhe skedave nga faqet e tjera për t'u postuar në këtë forum

Administratori i këtij forumi mund të ndryshoj ose madje edhe të fshij konton tuaj, për cilëndo arsye.

Ju dëshirojmë çaste të këndshme në ¤ I L L Y R I A ¤!